Kryeministri Edi Rama tha ditën e djeshme gjatë një bashkëbisedimi online me Këshillin Koordinues të Diasporës, se emigrantët do të votojnë përmes postës.
Gjithashtu ai u shpreh se po punojnë për një projekt elektronik të regjistrimit të votuesve që në Tiranë mund të hyjë si projekt pilot
Por nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, nuk ndan të njëjtin qëndrim me Kryeministrin.
Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan: ''Diten qe Presidenti i SHBA deklaron se vota me postë është një votë që mund të manipulohet ( për SHBA...) shfaqet Damian Termeti bashkë me Rampallën dhe shpallin votimin me postë të emigrantëve...!!!''