Zëdhënësi i BE:Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në muajin korrik

Tuesday, 23 June 2020 14:39

 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër. Ai pohoi se Bashkimi Europian po vazhdon angazhimin e saj të plotë në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd. “Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik”,- tha Peter Stano.

Zëdhënësi i BE-së tha se ende nuk ka një datë specifike, por që të dyja palët kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dhe se aktualisht janë duke punuar për caktimin e një date. Presidenti serb, Aleksandar Vuçicc dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet të vizitojnë Brukselin gjatë kësaj jave për bisedime më zyrtarët evropianë

Sipas zëdhënësit të BE-së, këto do të jenë “vizita të ndara dypalëshe”, të cilat nuk kanë lidhje me vazhdimin e dialogut. Vuçicc dhe Hoti do të qëndrojnë në Bruksel para takimit të ardhshëm midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 27 qershor. Më herët kishte aludime se para takimit në SHBA, do të ketë një përpjekje për të organizuar një takim mes palëve në Bruksel. Sidoqoftë, të hënën, pas takimit me Mirosllav Lajçak, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk kishte pajtim për një takim të përbashkët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...