Spahia ngre alarmin: Covid-19 do të nxisë largimin e mjekëve. Ja plani i PD

Tuesday, 23 June 2020 20:09

sh-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, përmes një reagimi në rrjetet sociale ku i referohet të dhënave nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Vjenës, thotë se COVID-19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendet si Shqipëria dhe se është koha të merren masa për ta frenuar me masa konkrete.

“Eshtë koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemoragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve”, shprehet ndër të tjera në reagimin e tij ish deputeti demokrat. 

 

Reagimi i plotë i Spahisë:

 
 
 

Sipas të dhënave nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Vjenës, pandemia Covid-19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendet si Shqipëria drejt perëndimit për shkak të mangësive që u identifikuan në sistemin shëndetësor në vendet e zhvilluara nga sfida me këtë pandemi.

 
 

Sipas këtyre të dhënave, 772 mjekë janë larguar nga vendi ynë në periudhën 2012-2017, ndërsa shifrat e tre viteve të fundit, ende në proces matjeje janë më të larta. Duke patur parasysh se në një vit diplomohen më pak se 200 mjekë në Fakultetin e Mjekësisë, shifra e të larguarve është e konsiderueshme. Nevojat e vendeve të zhvilluara për personel shëndetësor, pagesat dhe kushtet shumë më të mira të punës, do tërheqin interesin e mjekëve tanë. Eshtë koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemoragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve.

PD dhe kryetari Lulzim Basha e ka në vëmendje këtë situatë dhe me ardhjen në pushtet, rrogat e mjekëve do nisin nga 1200 euro, ndërsa ato të infermierëve nga 700 euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...