Në datën 30 qershor vetëm pas 6 ditëve, skadon edhe afati I fundit deri për Reformën Zgjedhore. Ndaj ditën e sotme do të zhvillohet një tjetër mbledhje e Këshillit Politik, ku do diskutohet propozimi i 3-të i opozitës jashtëparlamentare për KQZ.
Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme opozita jashtëparlamentare i ka dërguar mazhorancës propozimin e tretë për formulën e përzgjedhjeve së trupës të Komisionit Qendror të ri të Zgjedhjeve.
Sipas propozimit te opozitës përzgjedhja e kandidateve bëhet në një komision parlamentar, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.
Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, ndërsa shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.
Sa i takon Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve opozita propozon që Partia Socialiste të zgjedhe 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.
Më herët, negociatori socialist Damian Gjiknuri kërkoi mbledhjen e tryezës politike ditën e mërkurë në ora 17.00 për të miratuar të plotë draftin e amendimeve për Kodin e Ri Elektoral për t’ia përcjell Komisionit të Posaçëm parlamentar për miratim brenda datës 30 qershor.