Përmes një statusi në TWitter, Presidenti i Republikës ka cituar poetin e njohur amerikan, Henry Longfelloë, të cilin e cilëson si një prej poetëve të tij më të dashur. E ndërsa Meta e citon Henry Longfelloë kur përshkruan hyrjen fitimtare të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë, një personalitet i rëndësishëm komenton.
Bëhet fjalë për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila poshtë statusit të Presidentit ka një urim për Krujën dhe për jetëgjatësinë e marrëdhënieve mes SHBA-ve e Shqipërisë.
STATUSI I METËS
Poeti amerikan, shumë i dashur për mua, Henry Longfelloë, përshkruan hyrjen fitimtare të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë me këto vargje: “The city Croia called, The city moated and ëalled, The city ëhere he ëas born, – And above it the morning star”.
KOMENTI I AMBASADORES KIM
Qëndoftë Kruja për një mijë vjet! Qëndroftë Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe Flamuri i Shqipërisë, miqësia mes tyre qoftë edhe më gjatë!