Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Donald Trup për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar në Twitter se Presidenti Hashim Thaçi ka anuluar takimin që do të mbahet në SHBA më 27 qershor.
“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorisë Speciale. Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të pretendimeve të zgjidhen”,- shkruan Grenell.
Richard Grenell
✔@RichardGrenell
The President of Kosovo has just informed us that he has canceled his trip to Washington, D.C. following the announcement made by the Special Prosecutors Office.
I respect his decision not to attend the discussions until the legal issues of those allegations are settled.