Kush është prokurori i emëruar nga Trump që ngriti padinë ndaj Thaçit

E Enjte, 25 June 2020 13:39

Prokurori special i Hagës, që ngriti padi ndaj Hashim Thaçit, është një amerikan i emëruar nga presidenti Donald Trump.

Ai quhet Jack Smith dhe ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë.
Burimet thonë se ai ka intervistuar me qindra luftëtarë të UÇK gjatë kësaj kohe, teksa puna e tij mbetet shumë sekret, siç raporton BBC.

Ai është diplomuar në Harvard dhe ka një tjetër zëvendës, i cili po ashtu është amerikan

Mbrëmjen e shkuar, analisti amerikan Daniel Serwer ironizoi të dërguarin e posaçëm të SHBA, Richard Grenell, duke thënë se ai e dinte se prokurori që po ngrinte padi ndaj Thaçit është i emëruar i Trump.

"Sigurisht që kjo mban erë me faktin se amerikanët preferojnë të negociojnë me kryeministrin e Kosovës. Prokurori është një amerikan i emëruar nga administrata Trump. E vështirë të bindem që Richard Grenell nuk ishte informuar më përpara," tha Serwer.

Edhe para disa muajsh, Serwer pati ironizuar duke thënë se është vështirë të imagjinosh se ai nuk e di se kë do të padisë dhe kë jo.

Megjithatë, prokurori Jack Smith shihet si një profesionist i mirë, pasi ka hetuar një seri ngjarjesh të rëndësishme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...