As ulje taksash, as rritje pensionesh 4 muaj para zgjedhjeve: Ndryshimet në draftin e Kodit të ri Zgjedhor

Premte, 26 June 2020 08:47

Zbardhen ndryshimet ne draftin e Kodit të ri Zgjedhor, pas dakordesimit mes paleve per Reformën Zgjedhore. Në këtë draft specifikohet se KQZ refuzon listat e partive nëse nuk kanë në përbërje 30 përqind femra dhe saktesohet se qeveria 4 muaj para zgjedhjeve, nuk merr dot vendime.

Pjese e draftit eshte edhe percaktimi se “Nuk mund të ulen taksat 4 muaj para zgjedhjeve. Nuk mund të rriten pensionet 4 muaj para zgjedhjeve”, shkruan Panorama. Nderkohe qe KQZ aktuale do të shkrihet ditën që Kodi i ri Zgjedhor hyn në fuqi.

Ne pjesen e zgjedhjeve, percaktohet:

Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e parashikuara në pikat 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 9 të këtij ligji.”

 

Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një ditë të diel brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji.

Kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.

Kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri në 15 nëntor, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 18:00.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...