Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, thekson se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë.
Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, kryediplomati evropian shkruan se Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë të pavarur dhe të gatshëm t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike.
“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne dëshirojmë më të mirat aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë. 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistrasturës. Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj dhe BE është në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioneve”, shkruan Soreca.