Lefter Maliqi:Edi Rama si Turi i Maturës,do thyejë kokën nëpër shkëmbinj

Premte, 26 June 2020 10:07

Deputeti Lefter Maliqi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama ka të njëjtin fat si Turi i Maturës.

Maliqi shprehet se sikundër Turi që përpara vetes kishte gur e shkëmbinj, kështu duket se e ka rrugën përpara edhe Edi Rama, të mbushur plot me shkëmbinj.
Postimi i Lefter Maliqit:

😂Turi i matures dhe Gomari i diktatures👎….Turi fiton provimin…. Gomari fiton pushtetin…le të presim testin e radhes…Bashke me eklipsin dhe solsticin veror duket se po i afrohemi fundit te qershorit, nje muaji te ngjeshur me ngjarje e histori ku pikasin; Turi i Matures( shteterore) dhe Edi i Diktatures( shteterore) .

Jo pa qellim vendosa shenjen e barazimit mes te dyve; sepse sado ne dilema e trilema t’i kene futur shqiptaret; te dy personazhet ngjajne çuditerisht shume. I pari mbeti nje hije e se shkuar e se tashmes,se fatin e tij nuk e di njeri. Me shume gjasa shkembinjte imagjinare e kane perpire pasi ia copetuan keqas varken. Ai do vazhdoje te thirret Turi i matures pikerisht per kete.

Nderkaq personazhi tjeter; Edi i Diktatures, ne varkén e krimit e te korrupsionit tashme dridhet se ka 3 Shembinj perpara dhe popullin si mal. Turi i matures do ta kish keshilluar te ndrronte varke ose te vizitohej ne nje mjek, por drejtuesi i varkes se krimit nuk degjon njeri. Nuk sheh as qe ka Venecian kunder,osce-odhir kunder, PE me 534 vota kunder si asnjeher me pare . Nuk kupton qe nuk ka nje shkemb perball si Turi por tre shkembinj gjigand,nuk perplaset mes dallgeve si Dvorani me shoket e shitur por mes shkembinjve.

Acarohet Edi i Diktatures; Rrezon nga varka e tij Dvoranin,sic ka rrezuar me pare shokët Kocon,Fidelin,Beson,Tahirin,Markun,Gjushin,Bushatin,Blushin,Daden,Doklen,Qazimin,Cukon,Ndoken,Roshin,Kajmakun,Peleshin,Dashin …. por prape shkembinjte jane aty kokeforte e te patjetersueshem ashtu si historia dhe e verteta.

Dihet fati i Ed Diktatures; varka e Rilindjes do permbyset bashke me te. Shkembinjte do jene aty dhe per shume shekuj. Shpejt do vije dita qe deti do qetesohet , qe edhe shkembinjte do jene pjese e peisazhit te historise pa Edvinè pa diktature, pa Turin e pa shpurë….

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...