Integrimi në BE/ Kashahu, Ramës: Ke një marrëdhënie të pashpresë me të vërtetën

Premte, 26 June 2020 19:43

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu pohoi se kryeministri Edi Rama ka një marrëdhënie të pashpresë me të vërtetën sa i takon çështjes së integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian.

Përmes një reagimi në Facebook, zyrtari i selisë blu thekson se, Rama është i guximshëm për të artikuluar publikisht gënjeshtra kaq të mëdha, për një proces kaq të rëndësishëm, ndërsa ka nxjerrë edhe një video nga deklaratat e Ramës dy vite më parë.

 
 

Postimi i Arben Kashahut:

 
 
 

"Marrëdhënia e pashpresë e Ramës me të VËRTETËN

 
 

E vetmja mënyrë që Rama di të përballet me një të VËRTETË E MADHE sic është dështimi i plotë gjatë qeverisjes së tij i procesit të integrimit në BE, është fabrikimi i një GËNJESHTRE TË MADHE. Është i guximshëm për të artikuluar publikisht gënjeshtra kaq të mëdha, për një proces kaq të rëndësishëm. E vërteta është se ai me qeverisjen e tij 7 vjecare ka dëmtuar aspiratën europiane të shqiptarëve ndërkohë që ka ushqyer aspiratën e kriminelëve, trafikantëve dhe klientëve të qeverisë së tij për ta mbajtur vendin sa më larg Bashkimit Europian. Materiali më poshtë është një ilustrim se si e vërteta është pikërisht e kundërta e asaj që thotë Rama".

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...