Batuta e Balliut: Tahiri krahasuar me Ramën është thjeshtë një cigare hashashi

Premte, 26 June 2020 21:01

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi këtë të premte (26 qershor) rigjykimin e dosjes së ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

Apeli vendosi të rikthejë për gjykim dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda duke rrëzuar vendimin që e shpallte fajtor për shpërdorim detyre, dhe e dënonte perfundimisht me 3.5 vite ne shërbim prove, ndërsa Jaeld Çelen me 5 vite burg.

Për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu, vendimi i Apelit është një shembull për të kuptuar se drejtësia në Shqipëri çalon.

I ftuar në Ora News, ai shprehet me batutë se Tahiri është thjesht një cigare hashashi në krahasim me Ramën, ku këtë të fundit e ka cilësuar si arkitektin e krimit të organizuar dhe të kultivimit të kanabisit në vend.

Balliu: Mjafton që ai nuk është në burg për të kuptuar që këtu drejtësia çalon. Implikimi i Tahirit ka qenë i niveleve më të larta. Saimir Tahiri krahasuar me Edi Ramën është thjeshtë një cigare hashashi. Nëse do të dënojmë Tahirin 1 vit, Ramën duhet ta dënojmë 100 vjet. Pavarësisht se Tahiri ishte një ministër i Brendshëm, pa Edi Ramën ai nuk lëvizte një gisht. Nuk mundet në asnjë moment që të ndajmë çështjen Tahiri me çështjen Rama. Edi Rama është arkitekti i kanabizimit ndërsa Tahiri ushtari i tij. Këta nxjerrin mekanizma nga më të ndryshëm që ky njeri mos të shkojë në burg. Ose do të dënosh Tahirin dhe pas teje je dhe ti, ose do ta shpëtoj Tahirin dhe kokën e vetë. Çështja Tahiri, dosja 339 dhe 184 mblidhen në një dosje, dhe ajo është dosja Rama. Ai është "Il capo dei capi" në Shqipëri. 

Shkak i vendimit të Apelit për ish ministrin Saimir Tahiri, sipas tyre, janë bërë shkeljet proceduriale të prokurorisë në lidhje me komunikimin e të pandehurve të akuzës për kultivim të lëndës narkotike.

Intervista në studio me gazetaren Eneida Ndoci, përgatiti për online Endi Mullaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...