PD nis fushatën me zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Bardhi: Aleatët në lista?! Do diskutohet me marrëveshjet e koalicionit

Premte, 26 June 2020 21:05

Demokratet kanë nisur fushatën elektorale dhe ky proces ka nisur me përzgjedhjen e kandidateve për deputetë nga anëtarësia. Por çfarë do të ndodhë nëse anëtarësia e partisë do të përzgjedhë për kandidat një figurë e cila mund të këtë qenë kritike ndaj Lulzim Bashës? Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, asnjë kandidat nuk do të paragjykohet gjate procesit, dhe do të konsiderohet me seriozitet çdo propozim që vjen nga anëtarët e PD.


“Asnjë individ nuk do të përjashtohet nga procesi. nuk do të paragjykohet nga ky proces i marrjes së kandidaturave. Nëse shikoni me vëmendje udhëzimin e publikuar dje, ka një pikë të vecantë që udhëzon grupin e koordinimit që të marrë çdo propozim pa asnjë paragjykim”, tha ai. A do të jenë aleatët e PD pjesë e listave të demokratëve në zgjedhjet e ardhshme? Sipas Gazment Bardhit, kjo do të diskutohet kur të firmosen marrëveshjet parazgjedhore, në një proces të ndarë, nga procesi i përzgjedhjes se kandidateve nga anëtarësia.

 
 


“Kjo është një çështje që do të diskutohet në momentin kur do të firmoset marrëveshja e koalicionit parazgjedhor mes partisë demokratike dhe partive aleate. Dhe nuk ka të bëjë me procesin e brendshëm që ndjek PD. kam dëgjuar disa prej aleatëve tanë që kanë shprehur vullnetin për të kandidatura më vete me listat e tyre”, theksoi Bardhi.

Sa i përket Komisionit te Vlerësimit të Kandidateve, Bardhi tha se akoma nuk ka një vendimmarrje për personat që do e drejtojë këtë proces mjaft të rëndësishëm për PD. “Nuk ka vendimmarrje për asnjë emër për komisioni e Vlerësimit te kandidateve”, pohoi demokrati. Partia Demokratike është ne pritje te vënies ne funksion ne Gjykatës Kushtetuese, ne mënyrë qe te merret vendimi për zgjedhjet e 30 qershorit te vitit te shkuar. Sipas sekretarit te përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, zgjedhjet monopartiake duhen ribërë, dhe ne këtë mënyrë sipas tij, qeverisja lokale i kthehet legjitimitetit. “Gjykata kushtetuese do të duhet te zbatoje kushtetutën. dhe në rast të zbatimit, qeverisja vendose do të duhet të kthehet në shinat e Kushtetutshmërisë. Do duhet te kemi zgjedhje lokale legjitime”,- tha ai.

 

Është e para herë që Partia Demokratike ia beson propozimin e kandidateve për deputet anëtarësisë së saj, dhe të gjithë kandidatet do të kalojnë në një proces filtrimi të fortë që lidhet me dekriminalizmin, pasurinë, apo edhe dekomunistrizimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...