Spaho: PD e hapur dhe për partitë e tjera të djathta

Premte, 26 June 2020 22:31

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, thotë se PD është e hapur edhe për partitë e tjera të djathta.

Në emisionin "Në fokus", në TvT, Spaho tha se PD i mirëpret të gjithë ata që duan të bashkojnë forcat me të.

 
 

"Ftesa për t’iu bashkuar PD ka qenë ndaj kujtdo. Kush dëshiron t'i bashkohet PD në misionin e saj, është i mirëpritur", tha Spaho.

 
 

Nënkryetari i PD shtoi se procesi i zgjedhjes së kandidatëve për deputetë do të jetë demokratik dhe i hapur, çka u miratua pak ditë më parë nga selia blu.

 
 

"Ne vazhdojmë të demokratizojmë PD. Para 2-3 vitesh premtuam që do të ishte hera e fundit që listat të mund të përgatiten nga kreu i PD. Siç e patë, pak ditë më parë, kryesia e PD mori vendimin për nisjen e procedurave për marrjen e propozimeve nga baza për kandidatët. Procesi do të jetë i hapur dhe demokratik", tha ai.

Spaho deklaroi se me marrjen e pushtetit, PD do të anulojë koncesionet, pasi me to është abuzuar.

"Është abuzuar me koncesionet, prandaj nuk është vështirë të anulohen", tha ai.

Numri dy i PD theksoi se demokratët do të vijojnë të kërkojnë qeveri tranzitore para zgjedhjeve të ardhshme elektorale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...