Katër aktivistë shqiptaro-amerikanë thërrasin në bisedë,Ambasadorin Grenell

Saturday, 27 June 2020 09:06

Një takim u mbajt të premten me Ambasadorin Grenell – nga Shtëpia e Bardhë dhe katër anëtarë të komunitetit shqiptar amerikan, Martin Vulaj ish-drejtor ekzekutiv i NAAC-ut, Elmi Berisha, presidentin e Vatrës, Av. Ana Cenaj, nga Dallas, Texas dhe Uk Lushi, ish luftëtar i Batalionit “Atlantik”.

Ambasadori Grenell informoi pjesëmarrësit se ishte takuar me Presidentin Trump pak më herët për ta njoftuar lidhur me anulimin e takimit të dialogut të planifikuar për të shtunën.

Sipas një burimi nga Washington-i, me njohuri për bisedën në Zoom, thuhet se Presidenti Trump autorizoi Ambasadorin Grenell që të vazhdojë dialogun edhe një herë, në një përpjekje të re, për të parë nëse mund të rindezë procesin – përndryshe, ai ka të ngjarë të caktohet në detyra të tjera në këtë Administratë.
Ambasadori Grenell gjatë takimit me shqiptaro-amerikanët gjithashtu u shpreh se ekziston një nevojë urgjente që Kosova të riorganizohet me delegacion përfaqësues dhe të shprehë qëllimin e saj të qartë për të ndjekur dialogun me një kërkesë zyrtare për rivazhdim të bisedimeve.

Gazeta Illyria informon se pas këtij takimi me Zoom do të ketë më shumë detaje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...