Raporti i DASH për trafikimin e qenieve njerëzore, Luan Rama: Plotësim i tërësisë së dështimeve të qeverisë

Saturday, 27 June 2020 10:25

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama, reagon pas raportit të DASH për trafikimin e qenieve njerëzore, duke e cilësuar atë si kronikë të dështimit të qeverisë së Edi Ramës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Luan Rama shkruan se “lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore ka qenë një prej arritjeve më të mëdha të qeverisë shqiptare, me kulm të vetin operacionin “Puna” të gusht-shtatorit 2002, gjatë të cilit u bllokua përfundimisht trafikimi i qenieve njerëzore nga vendi ynë drejt Italisë dhe gjithë vendeve të Bashkimit Europian”.

Por, sipas ish-deputetit, me rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me rritjen e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike, është rikthyer edhe krimi i trafikimit të qenieve njerëzore.

Mesazhi i Luan Ramës:

RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT SI KRONIKË E DËSHTIMEVE TË QEVERISË SË EDI RAMËS

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore ka qenë një prej arritjeve më të mëdha të qeverisë shqiptare, me kulm të vetin operacionin “Puna” të gusht-shtatorit 2002, gjatë të cilit u bllokua përfundimisht trafikimi i qenieve njerëzore nga vendi ynë drejt Italisë dhe gjithë vendeve të Bashkimit Europian.

Mirëpo, bashkë me rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me rritjen e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike, me krimin zgjedhor si shfaqje e bashkëveprimit të qeverisë me grupet kriminale dhe me dhunimin e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe të lirive qytetarë, është rikthyer edhe krimi i trafikimit të qenieve njerëzore, si plotësim i tërësisë së dështimeve të qeverisë së Edi Ramës.

Këtë realitet të turpshëm dhe që nuk duhet të ketë asnjë pikëtakimi më një vend anëtar të NATO-s dhe që ka si aspiratë kombëtare anëtarësimin në BE siç është Shqipëria, e konfirmon edhe raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin thuhet: “Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit”.

Raporti thekson edhe se qeveria por po bën përpjekje të konsiderueshme për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe se falë këtyre përpjekjeve Shqipëria mbeti në Nivelin 2 të vlerësimit, por konstatimi se “Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit”, është dëshmia e rradhës në kronikën e dështimeve të qeverisë së Edi Ramës.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...