KLSh/Masakra,Që nga inventari i fundit, në Shqipëri janë zhdukur 35% e pyjeve!

Saturday, 27 June 2020 12:16

 

Nga viti 1985, kur është bërë edhe inventarizimi i fundit, kemi zhdukur rreth 35% të volumit të fondit pyjor.

Alarmi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili fajëson prerjet e paligjshme si një prej shkaktarëve kryesore të pakësimit drastic të kësaj pasurie publike, nga e cila shteti ka përfituar të ardhura të papërfillshme.

Scan ka zbardhur raportin e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi situatën e pyjeve në vend, ku nënvizohet edhe dështimi i moratoriumit për prerjen e tyre.

Dinamika historike e këtij sektori reflektohet edhe në shifra konkrete, teksa sipërfaqja e fondit pyjor llogaritet pak a shumë e njëjtë si më parë, rreth 1 milionë ha apo rreth 36% të sipërfaqes së vendit , ndërsa volumi rezulton aktualisht në më pak se 55 milion m3.

Kjo do të thotë se krahasuar me vitin 1985, volumi i fondit pyjor është zvogëluar me rreth 35%. Këto shifra alarmante kanë ardhur si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme dhe prerjeve pa kriter në fondin pyjor, shoqëruar kjo edhe me neglizhencën apo pafuqinë e strukturave përgjegjëse për të siguruar mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e pyjeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se problemet me kuadrin strategjik, rregullator dhe burimet njerëzore të reduktuara kanë cenuar realizimin me efektivitet dhe eficiencë të detyrave të MTM në sektorin e pyjeve. Strategjia për zhvillimin e sektorit të pyjeve dhe kullotave në Shqipëri ka qenë tërësisht e pa përditësuar e rrjedhimisht jofunksionale, duke bërë që prej disa vitesh sektori i pyjeve të funksionojë pa objektiva dhe drejtime të qarta strategjike.

Numri i lartë i shkeljeve të konstatuara dhe niveli shumë i ulët i arkëtimit të sanksioneve administrative kanë cenuar zbatimin e moratoriumit për pyjet në Shqipëri, konkludon KLSH, duke nënvizuar se mungesa e strukturave profesionale në bashkitë, bashkë-komunikimi dhe bashkëpunimi pasiv me ministrinë, mosshfrytëzimi i burimeve dhe të ardhurave që fondi pyjor gjeneron, duke e çuar atë në degradim, tregon qartë për mungesë eficience dhe efektiviteti të bashkive në administrimin e pyjeve si pasuri kombëtare.

‘Për më tepër, mungesa e inventarizimit të pyjeve për një periudhë prej më shumë se tre dekadash, ka bërë që informacioni mbi fondin pyjor të jetë jo plotësisht i saktë dhe i pa përditësuar’, thekson në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...