Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas rekomandimeve të FMN-së se taksimi i sheshtë është mënyrë më e mirë për të rigjallëruar ekonominë.
Duke komentuar në Twitter, faktin se FMN kërkon rikthimin tek taksimi i sheshtë, Basha akuzon se ‘Taksimi Rama’, shkatërroi ekonominë e vendit.
Reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha:
‘Taksimi Rama’ zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.
Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë!
#ditemetemira