DW: Kancelarja Merkel lëshon alarmin për rrezikun që sjellë Kina për demokracitë liberale

Diel, 28 June 2020 13:54

Nga DW-

Merkel e vlerëson ngjitjen e Kinës si superfuqi ekonomike një sfidë për demokracitë liberale. BE duhet të zhvillojë një politikë të njësuar ndaj Kinës, kërkon ajo.

 
 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, (CDU) është shprehur, se gjatë presidencës gjermane të BE, që fillon më 1 korrik, ajo do të angazhohet për një politikë të njësuar të BE në drejtim të Kinës, dhe të drejtave të njeriut. Ngjitjen ekonomike të Kinës, Merkel e sheh si një sfidë për demokracitë liberale në botë. Provën për superioritetin e tij, sistemi liberal nuk ka mundur ta sjellë, është shprehur Merkel në një intervistë me gazetën gjermane „Süddeutsche Zeitung”, në edicionin e fundjavës dhe media të tjera europiane. „Kjo më shqetëson”, ka shtuar ajo. Kancelarja gjermane ka këmbëngulur në respektimin e parimeve demokratike dhe ligjshmërisë në BE.

Bundeskanzlerin Merkel in China (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)Takimi Merkel Jinping, shtator 2019

Europa duhet të jetë vetë shembull

„Nëse Europa do të dëgjohet, duhet të japë vetë një shembull të mirë”, theksoi Merkel duke pasur parasysh këtu debatin për shtetin ligjor në BE. Kështu duhet që çdo opozitë të ketë „shansin e drejtë” që „të vijë sërish në qeveri”. Këtu bëjnë pjesë si koha e njëjtë për fjalën në parlament, ajo e transmentimit kohor njësoj në median publik dhe një drejtësi e pavarur. Në Bashkimin Europian aktualisht zhvillohen procedura verifikimi të respektimit të shtetit ligjor me Poloninë dhe Hungarinë.

Brüssel Videokonferenz EU China Gipfel Charles Michel und Li Keqiang (picture-alliance/AA/EU Council)Videokonferencë – Kina-BE – Kryeministri kinez, Li Keqiang, kreu i Këshillit të BE, Charles Michel dhe presidentja e KE, Ursula von der Leyen, qershor 2020

Me vështrim nga Kina, Merkel kërkoi më shumë aftësi rezistuese në BE. „Ne duhet të zhvillojmë një politikë, që reflekton interesat edhe vlerat tona”, është shprehur Merkel. Respektimi i të drejtave të njeriut, shteti ligjor dhe shqetësimi për Hong-Kongun „qëndrojnë mes nesh dhe Kinës.”

Samiti BE-Kinë i planifikuar në shtator nuk do të zhvillohet, por do të gjendet një datë tjetër. Në këtë kohë duhet të ecim përpara në marrëdhënien e BE-së me Kinën, ka thënë Merkel. Duhet të bisedohet për bashkëpunimin, mbrojtjen e klimës dhe për politikën e zhvillimit në Afrikë, „ku Kina ndjek pjesërisht rrugë të tjera”, ka thënë Merkel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...