Martin Henze, këshilltari politik gjeraman në CDU, partia e Kancelares Angela Merkel, ka replikuar ashpër me Kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar këtij të fundit se dosja për burgosjen e tij në Francë ende nuk është mbyllur.
Rama, pse nuk u thua shqiptarëve apo komunitetit ndërkombëtar, nëse ke qenë në burg në Gjermani 1991, dhe në Francë më 1993 / 1994? Në Francë, arkivat nuk janë mbyllur dhe dosjet nuk janë shkatërruar. Koha po kalon,- shkruan Henze në një postim në Twitter.