Presidenti Ilir Meta ka uruar vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, ambasadoren Besiana Kadare për marrjen e detyrës të zv. Presidentes pasi Shqipëria u caktua për ta marrë këtë post në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në OKB.
Meta thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë.
Nga ana tjetër ai shprehet se OKB është një institucion tepër i rëndësishëm botëror dhe detyra e zv.presidentit ka përgjegjësi të lartë.
STATUSI NGA ILIR META
Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror.
Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë. 🇦🇱