‘’Ç’mund të presësh nga i biri i diversantit’’, Meta publikon foto nga artikulli i Zërit të Popullit 30 vite më parë:Kush e mendonte që Elez Biberaj…

E mërkurë, 01 July 2020 14:09

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi i fundit me Elez Biberajn në shkurt të këtij viti, i cili sot ka detyrën e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës.

Meta ka publikuar artikullin e 30 viteve më parë të Zërit të Popullit, i cili hapte faqen e parë me titullin ‘’Ç’mund të presësh nga i biri i diversantit’’ një artikull kushtuar njollosjes së figurës së Elez Biberajt dhe familjes së tij

Por Meta thotë se kujt do ja merrte mendja 40 vite më parë, vitin kur Elez Biberaj ‘djali i diversantit’ filloi punë në ”Voice of Amerika”, do të arrinte majat më të larta të medias së lirë.
Emërimi i tij si drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës, për Metën është lajm i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët.
STATUSI NGA ILIR META

Emërimi i zotit Elez Biberaj në pozicionin tepër të rëndësishëm të Drejtorit të Përgjithshëm në detyrë të “Zërit të Amerikës” është një lajm i madh dhe i gëzueshëm për mua dhe të gjithë shqiptarët.

I pakompromis në mbrojtje të fjalës së lirë dhe standardeve më të mira të gazetarisë, me një karrierë brilante në këtë fushë, si analist i respektuar dhe drejtues i suksesshëm për një kohë të gjatë, z.Biberaj ka marrë një vlerësim të merituar.

Z.Elez Biberaj është shembulli më i mirë se si një shqiptar në një sistem demokratik, falë talentit profesional dhe integritetit të lartë mund të shkëlqejë.

Kush e mendonte 40 vjet më parë se i “biri i diversantit” një ditë do arrinte majat më të larta të medias së lirë!

Falënderime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet, jo vetëm një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por edhe një tribunë e fjalës së lirë dhe mbrojtjes së demokracisë! 🇦🇱🇺🇸

Modifikuar më E mërkurë, 01 July 2020 16:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...