DOKUMENTET/ KLEVIS BALLIU PUBLIKON FAKTET: RAMA VJEDH BREGDETIN DITËN PËR DIELL ME VKM, FALSIFIKIME DHE MASHTRIME
Një Vendim i Këshillit të Ministrave i shkurtit të vitit 2019, “Për pezullimin e përkohshëm të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve në turizëm” u botua në atë kohë në Fletore Zyrtare dhe po atë ditë është fshirë nga sistemi i QPZ dhe me të njëjtin numër në fletore botohet një Udhëzim Ministri.
VKM-ja enigmatike për pronat në bregdet ribotohet 2 muaj më vonë në Fletoren Zyrtare bashkë me shfuqizimin e saj.
Por çfarë parashikonte kjo VKM?
VKM ngarkonte ish ZVRPP në rrethe të bëjnë ndryshimet në kartelat e pasurive të tokës bujqësore në favor të Ministrisë së Turizmit, në zonat strategjike për turizmin siç janë Ksamili, Velipojë e kudo në vijën tonë bregdetare.
A i ndryshoi ZVRPP kartelat e pasurive të përfituesve të tokës bujqësore në favor të Ministrisë Turizmit?
Qëllimi i kësaj VKM është një dhe i vetëm: tu grabitet prona qytetarëve dhe tu kalohet bosëve dhe oligarkëve të ndërtimit.