Zbulohet dokumenti i senatit të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi

E Enjte, 02 July 2020 17:20

Senati amerikan miraton sanksionet ndaj Turqisë
Komiteti i Senatit Amerikan për Forcat e Armatosura ka publikuar në faqen e vet zyrtare një dokument ku theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshje historike, e cila do të ketë si element kryesor njohjen reciproke.

Në dokumentin e hartuar për vitin fiskal 2021, thuhet se Komiteti për forcat e Armatosura beson një marrëveshje e tillë është në interes të dy shteteve dhe do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”

Në këtë raport të Senatit Amerikan thuhet se SHBA’ja duhet të vazhdojnë të mbështesin tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie multi-etnike e cila ndërvepron me anëtarët e NATO-së përmes një procesi transparent që respekton dhe të gjitha të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe promovon sigurinë dhe stabilitetin rajonal, raporton Gazeta Express.

Po ashtu bëhet thirrje që ushtarët amerikanë të vazhdojnë të qëndrojnë në kuadër të KFOR-it, pasi që sipas Komitetit për Shërbime të Armatosura një gjë e tillë është jetikë për suksesin dhe besueshmërinë e misionit të KFOR-it në Kosovë. Vlerësohet gjithashtu se roli i KFOR-it për stabilitetin e rajonit është edhe thelbësor për suksesin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve.

“Shtuar kësaj, komiteti beson se SHBA’ja duhet të vazhdojë përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës drejt një transformimi gradual drejt një ushtrie multi-etnike të Republikës së Kosovës që ndërvepron me anëtarët e NATO-së përmes një procesi transparent dhe që respekton të drejtat dhe të gjitha shqetësimet e të gjithë qytetarëve të Kosovës, promovon stabilitetin dhe sigurinë rajonale, dhe mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim të plot në NATO”.

Gjithashtu thuhet se SHBA’ja duhet të mbështes aspiratat e Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO.

Në këtë raport është përmendur edhe influenca ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Siç shkruhet në dosje, Rusia ka bërë përpjekje për përkeqësimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka minuar stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës duke mbështetur grupe ekstremiste.

Përveç kësaj në raport Rusia thuhet se është përgjegjëse për grusht-shtetin në Malin e Zi dhe gjithashtu për përpjekjet që të parandalojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Si rezultat i këtyre, Komiteti ka ftuar Sekretarin e Mbrojtjes që të raportoj jo më larg se data 30 tetor 2020 për synimet e SHBA’së për promovimin e sigurisë dhe bashkëpunimin me vendet e Ballkanit për të reduktuar gjithashtu varësinë e tyre nga sistemet e armatosura ruse./GazetaExpress/

Login to post comments