Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të qëndrojë për një vizitë në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, kryeministri Hoti fillimisht do të pritet nga kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave në orën 10:00. Pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave shqiptarë.
Në orën 13:00 është paraparë takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë.
Më pas, Hoti do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në zyrën e këtij të fundit në orën 14:00.
Në orën 14:45 do të ketë takim me mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Hoti në Bashkinë e Tiranës.
Ndërsa në fund të ditës, Hoti do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e partisë në orën 15:30.