Te gjitha shifrat, megjithese te cunguara mbi te dhena te pakta testimesh, jo transparente e jo te konfrontuara ne laboratore te ndryshme, ne mungese te nje strategjie globale, flasin per nje perkeqesim alarmant.
Nga ana tjeter niveli teknologjik e gjendja e institucioneve tona shendetesore, kontaminimi, standartet e ambjenteve te tyre e te reanimacioneve, siguria e mbrojtjes se personelit ne spitale e paresor, mungesa e financimeve, etj jane nga shkaqet e deshtimit, duke na ekspozuar perpara rreziqeve te medha shendetesore, sociale e ekonomike.
Ne keto kushte une e konsideroj te domosdoshme kerkimin e sigurimin e nje ndihme e mbeshtetje te shume llojeshme nga Komuniteti nderkombetar, kryesisht nga Italia e cila, si dhe Europa ne terresi arriti te kaloje me sukses “goditjen”, gje qe jo vetem flet per kapacitetet e medha te saj, por dhe per nje “pasuri” te cmuar njerrezore e strukturale qe tashme ka krijuar.
Fakti qe Qeveria duke tentuar te "semplifikoje" gjendjen e masat qe kerkohen, si “struci” nuk do ta kuptoje qe gama e tyre eshte e gjere e komplekse duke filluar nga testimet e gjera e te ndryshme, forcimi i sherbimeve mjekesore e siguria ne ato (e gjere kjo ne koncept), pajisja e te gjithe qytetareve me maska, edukimi shendetesor e deri te nje strategji transparente e inteligjente, e ben imperative nje mbeshtetje te shumellojeshme nga vendet partnere, krahas perpjekjeve tona.
Por gjithemone duke garantuar menjehere qofte edhe me finacimet tona, nje prezence specialistesh ne forme ekipi te kualifikuar prej andej, te cileve duhet tu vihen ne krah specialistet tane, pikerisht per te pregatitur strategjine e implementuar ate.