Nga Sali Berisha
Sot 4 korriku, ditelindja e lirise dhe pavaresise te kombit amerikan!
Miq, sot eshte 246 vjetori i Pavaresise se SHBA, ditelindja moderne e kombit mik amerikan. Ne keto 246 vite, kombi i lire i madh amerikan u zhvillua dhe begatoi me shume se sa çdo komb tjeter mbi dhe.
Ai derdhi gjakun e bijve dhe bijave te tij per lirine e kombeve te tjera dhe lirine e botes.
Kombi yne, njeri nga kombet me histori nder me te veshtirat mbi toke, eshte sot i lire pasi ne te gjitha perpjekjet dhe arritjet e tij madhore per liri dhe dinjitet kombetar pati mbeshtetjen percaktuese te kombit amerikan, presidenteve dhe qeverive te SHBA.
Ndaj dhe ju ftoj miq te urojme sot perzemersisht mikun tone te madh ne diten e tij te pervejtorit te pavaresise. Zoti i bekofte SHBA, kombin amerikan dhe flamurin e tij!