Basha takime me qytetarët e biznesmenët në Pogradec:Ramavirusi braktisi njerëzit në ditët më të vështira

Saturday, 04 July 2020 14:51

Kryetari i PD Lulzim Basha ka publikuar një album me fotografi nga takimet që ka zhvilluar me qytetarët dhe biznesmenët në Pogradec.

Basha shprehet se Ramavirusi braktisi njerëzit në ditët më të të vështira.

Lulzim Basha shprehet se qeveria e Ramës punon për 5 oligarkë, duke shtuar se kur PD të vijë në pushtet do të jetë për të gjithë qytetarët e jo për një grusht njerëzish.

Postimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Pogradecin gjithnjë e vizitoj me një dëshirë të madhe. U riktheva sërish me dëshirën për të takuar njerëzit e këtij qyteti mikpritës, të dashur e punëtorë, krenarë për bukurinë e liqenit dhe natyrës së tij.

Pogradeci me një potencial të jashtëzakonshëm turizmi, sot po vuan nga kriza e madhe ekonomike që ka përfshirë vendin.

Në çdo biznes që isha sot, më treguan se puna ka rënë me të paktën 50%. Punëtorët i kanë larguar pasi nuk kanë me se t’i paguajnë. Taksat vazhdojnë t’i shlyejnë sikur mos të ketë ndodhur asgjë, ndërsa këtë vit edhe pse në kushtet e COVID-19, Bashkia ka rritur taksat dhe tarifat.

RAMAVIRUSI i braktisi njerëzit në ditët më të vështira, duke i lënë në mëshirë të fatit, siç po bën edhe tani me pandeminë.

Të infektuarit po shtohen, sikundër dhe personat, që po humbasin jetën, ndërsa qeveria nuk ka asnjë strategji dhe asnjë plan masash për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë që po zhytet në krizë të vazhdueshme.

Në takimin që zhvillova në një fasoneri në Pogradec, sipërmarrësi më tregoi për shqetësimet lidhur me kostot shtesë për shkak të nevojës së masave të marra për COVID-19, ndërsa qeveria nuk u ka dhënë asnjë mbështetje.

Kjo papërgjegjshmëri dhe arrogancë e shtetit ndaj qytetarëve dhe bizneseve duhet dhe do të marrë fund.

Plani ynë ekonomik ka në fokus të veçantë biznesin e vogël dhe klimën e të bërit biznes në përgjithësi.

Ne do të vendosim moratorium 1 vjeçar të inspektoriateve, deri kur të garantojmë standartet europiane përmes një kuadri të ri ligjor bazuar mbi eksperiencat më të mira të Perëndimit.

Taksa për biznesin e vogël do të jetë vetëm një: 0.5% e xhiros vjetore dhe të ardhurat do të shkojnë për pushtetin lokal, për të nxitur zhvillimin dhe rritjen e vëmendjes së shtetit në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Taksa për biznesin me të ardhura mbi 140 milionë lekë në vit, do të jetë taksa e sheshtë 9%, ndërkohë që do të heqim “taksën Rama” për karburantin.

Këto janë hapat e domosdoshme për të stabilizuar ekonominë dhe nxitur zhvillimin. Shqipëria nën qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të punojë për 5 veta, por do të jetë Shqipëria e të gjithëve, që kujdeset dhe mbron interesat e gjithsecilit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...