Nga Sali Berisha
Takim me zotin Pal Lekaj, ish ministri i infrastruktures te Republikes se Kosoves!
Te dashur miq, une prita dhe pata nje takim miqesor me ish ministrin dhe deputetin e Republikes se Kosoves per infrastrukturen, zotin Pal Lekaj.
Zoti Lekaj me solli pershendetjet e kryetarit te AAK ish kryeminstrit Haradinaj dhe une shfrytezova rastin ti percjelle z Haradinaj urimet e mia me te mira dhe mirenjohjen time per kontributet e tij ne mbrojtjen e interesit kombetar.
Me zotin Pal Lekaj diskutuam gjeresisht mbi mundesite e medha te bashkepunimit midis dy vendeve dhe domosdoshmerise per kompletimin e nje infrastrukture moderne midis tyre. Takimi ishte i hapur dhe me mirkuptim te plote.