Robert Budina i rikthehet protestave:Me demek më nxorrën me koronavirus, takova mijëra njerëz dhe nuk më zuri, lufta për të drejtën na bën imunë

Saturday, 04 July 2020 22:49

 

Regjisori Robert Budina është shfaqur për herë të parë në publik pasi u deklarua nga ISHP se ishte prekur nga COVID-19.
Budina edhe sot e kësaj dite ka dyshime se është prekur ndonjëherë nga COVID-19, bashkë me vëllain e tij Edmond Budinën, pasi u infektua në spital ku takoi disa njerëz, kurse kur takoi mijëra njerëz në protestë nuk e kapi koronavirusi.
Madje ai bën thirrje qytetarëve të luftojnë për të drejtën pasi kjo dëshirë i bën më imunë.
‘’Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Sepse dhe unë me demek më nxorrën me koronavirus se nuk dimë si është e vërteta. Kur erdhi fundi, rashë në kontakt me njerëz në spitalin infektiv. Kurse në protesta kur takova me dhjetëra mijëra njerëz nuk e mora. Mbase dëshira jonë për të luftuar për të drejtën na bën edhe më imunë. ‘’- tha Budina.

Login to post comments