A është i implikuar Rama në idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi?!Meta i prerë:E ardhmja e dy shteteve, në BE

Hënë, 06 July 2020 13:47

Presidenti Ilir Meta deklaroi se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht deklaratave dhe debateve për të ashtuquajturat shkëmbim të territoreve, është në BE.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit shqiptar tha se ky është i vetmi objektiv i shpallur mes dy vendeve, ndërsa shtoi se ideja për ndryshim kufijsh s’i shërben themeleve të BE-së.

“Dua të vlerësojë dhe një herë tjetër, pa u bërë pjesë e deklaratave apo komenteve të diplomatëve, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE. Ky është një objektiv i shpallur në mënyrë të qartë nga të dy vendet. Dhe pa asnjë diskutim që dhe BE çdo ide për ndryshim kufijsh është një ide që nuk i shpërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar dhe është e rëndësishme që të punohet për BE. S’mund të ketë kurrsesi asnjë zgjidhje të qëndrueshme dhe as paqësore e evropianë, duke bërë llogari, jo vetëm kufijsh por dhe qytetarësh. S’besoj se Ballkani ka nevojë për zgjedhje të vjetra ballkanike.”, tha Meta. Ndërkohë, pyetjes së një prej gazetarëve për faktin nëse në këto ide është implikuar dhe kryeministri Rama, Meta tha se: “Dua të falënderoj Britaninë e Madhe për këtë çështje dhe për të ardhmen e këtij rajoni. Që të jetë pjesë e BE-së ku shpresojmë që të jetë dhe Britania.”.

Modifikuar më Hënë, 06 July 2020 13:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...