Nga Bardh Spahia
Kjo qeveri është fatkeqësia më e madhe që u ka rënë shqiptarëve në historinë e tyr
Një qeveri që dështoi të marrë masat e duhura për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit nga virusi Covid.
As edhe njëherë, nuk pranoi sugjerimet që u erdhën që në krye të herës, si nga profesionistë të opozitës ashtu edhe të OBSH dhe si në asnjë vend tjetër në botë lejoi që spitalet të kthehen në vatra infeksioni me Covid!
Nuk e përdori kohën e karantinës për të marrë masa sigurie për popullatën por thjesht bëri tendera sekretë më çmime të fryra. Testimet i bëri me pikatore përkundër çdo sugjerimi e modeli në botë! Numri i testimeve u rrit me vonesë, dhe është i papërfillshëm në raport me nevojën.
50 mijë teste në ditë bën Italia, e cila aktualisht nuk ka aspak një situatë kaq sfiduese, 100 mijë teste dhe 7 aparatura te reja testimi po blen Kosova për të rritur kapacitetet! Ne ende nuk e dimë, as me shifra paraprake, se si e kemi nivelin e përhapjes së Covid në shkallë vendi, apo nivelin e imunizimit të popullatës, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga rasti i parë!!!
Është papërgjegjshmëri skandaloze!!!
Kjo papërgjegjshmëri solli daljen e situatës jashtë kontrollit!
E keqja është se qeveria nuk ka asnjë strategji për të vënë nën kontroll situatën! Në vend të reagimit, është dorëzuar dhe po e lë në rënie të lirë.
Në mënyrë të pacipë po fajëson qytetarët të cilët sakrifikuan gati tre muaj karantinë, ndërsa kryeministri nga një anë i kërcënonte me polici, e nga ana tjetër bënte tendera sekretë!
Kjo situatë në rënie të lirë ka vetëm një përgjegjës: ai është Edi Rama, që injoroi e përqeshi cdo sugjerim të opozitës, për të identifikuar vatrat e infeksionit përmes testimeve! Nuk ua vuri veshin as ekspertëve, sepse pati vetëm një interes: mundësinë për më shumë tendera në kohë pandemie!
Edi Rama, mjaft u fshehe pas punës së organeve të ngarkuara me verifikimin e zbatimit të masave anti Covid!! Thuaju shqiptarëve A KE NJË PLAN, A KE NJË STRATEGJI PËR KËTË SITUATË?
CFARË MASASH JE DUKE MARRË në nivelin afatshkurtër e më pas afatmesëm, për muajt që vijnë?
Eshtë kriminale të fshihesh kur situata po precipiton! Qytetarëve u duhet garantuar siguri nga institucionet që paguhen me taksat e tyre, e jo të anatemohen si fajtorë për të fshehur papërgjegjshmërinë, makutërinë e në fund dorëzimin e plotë të Edi Ramës e të qeverisë që i la në baltë në kohë pandemie!