Raportet e DASH dhe FMN, Luan Rama: Kjo qeveria ia ka dalë ta kthejë Shqipërinë 18 vite pas

Hënë, 06 July 2020 16:23

 

Përmes një deklarate për mediat, zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama iu referua dy raporteve ndërkombëtare, atij të DASH dhe FMN, thotë se Qeveria e Shqipërisë nuk plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore.
Ndërkaq, sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i mungon një sistem solid dhe i konsoliduar, i besueshëm dhe efektiv në parandalimin e mundësive të pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Sipas Luan Ramës, kjo qeveri e ka kthyer vendin 18 vite pas.
FJALA E PLOTË
Mirëdita të gjithëve!
Më lejoni që nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë komunikim të sotëm nga kjo konferencë për shtyp, kërkoj së pari vëmendjen e opinionit publik dhe mbi të gjitha vëmendjen e medias dhe të institucioneve të tjera të interesuara që për fat të keq Shqipëria vazhdon të jetë në qendër të një morie prestigjioze të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare për rekorde negative, për rritje të theksuar të kriminalitetit, abuzivizmit, të korrupsionit dhe të informalitetit.
Më konkretisht dua të fokusohem te dy raportet më të fundit. Te raporti i DASH, i cili i bërë publik pak ditë më parë, evidenton për fat të keq faktin që, citoj siç thotë raporti, qeveria e Shqipërisë nuk plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore. Më shumë se sa konstatim, ky është një denoncim i rëndë dhe dëshmi e qartë se edhe në një fushë ku arritjet e qeverisë shqiptare kanë qenë të konsoliduara dhe të njohura botërisht, siç është ajo e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, falë papërgjegjshmërisë, paaftësisë në rastin më të mirë dhe të bashkëveprimit me struktura okulte të trafikimit të qenieve njerëzore, strukturat ligjzbatuese të vendit ja kanë dalë ta kthejnë Shqipërinë në realitetin e 18 viteve më pas. Pra në realitetin e viteve 2000-2002, kur edhe në atë kohë qeveria shqiptare kishte probleme dhe dështonte në eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore derisa shkuam në operacionin “Puna” i cili e bllokoi dhe i dha fund njëherë e mirë në atë kohë trafikimit të qenieve njerëzore. Sot për fat të keq raporti i DASH e evidenton këtë si një problem të madh, të rëndë dhe si një dështim të qeverisë e cila nuk ia ka dalë të plotësojë as standardet më minimale e jo më pastaj të përmbushë përgjegjësitë dhe pritshmëritë e një qeverie serioze të një vendi anëtar të NATO-s. Ndërkaq në nota shumë të rënda kritike ndaj qeverisë dhe qeverisjes është gjithashtu edhe raporti më i fundit i para disa ditëve i fondit monetar ndërkombëtar, i cili pasi thekson se viti 2020 do të jetë viti i një tkurrjeje të ndjeshme ekonomike shprehet hapur kundër aministisë fiskale e cila do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore, siç thotë raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërkaq, Shqipërisë sot, gjithnjë sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i mungon një sistem solid dhe i konsoliduar, i besueshëm dhe efektiv në parandalimin e mundësive të pastrimit të parave dhe korrupsionit. Angazhimi, apo më saktë artikulimi i qëndrimit të qeverisë për amnistinë fiskale, politikat e dyshimta dhe jo transparente të partneritetit publik privat, koncesionet korruptive me kosto disa herë më të lartë sesa kostoja reale dhe skema e projektuar e amnistisë fiskale nuk do të bëjnë gjë tjetër, përveç se do të rëndojnë gjithnjë e më shumë realitetin ekonomik në vend, do të cenojnë gjithnjë e më shumë standardin dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve shqiptarë, por nga ana tjetër do të vazhdojnë të krijojnë terrenin e nevojshëm kriminal për pastrimin e parave dhe për korrupsionin, që vazhdojnë të mbeten shumë herë më të larta nga ç’kanë qenë për fat të keq, në kohën kur erdhi në pushtet kjo kastë uzurpatore e klikës së Rilindjes.
I gjithë ky realitet nuk është gjë tjetër, vetëm se fotografimi real i një situate të papërgjegjshme totalisht, të mungesës së çdo efekti qeverisës dhe është dëshmia më e qartë dhe kjo jo thjesht sepse këtë gjë e artikulon opozita, por edhe referuar dy raporteve që solla në vëmendjen tuaj sot, është dëshmia më e qartë e dështimit total të kësaj praktike, të kësaj filozofie dhe të kësaj mënyre qeverisjeje.
Prandaj është koha që çdo qytetar i këtij vendi t’i thërrasë mendjes dhe të kuptojë se pas ardhjes në pushtet të klikës së Rilindjes, Shqipëria ka arritur të shënojë rekorde negative në fushën e krimit, të trafiqeve, të korrupsionit, edhe të trafikimit të qenieve njerëzore aktualisht, dhe ç’është më e rënda dhe më alarmantja, ky realitet sa vjen e bëhet gjithnjë e më i egër, gjithnjë e më diskret, gjithnjë e më alarmant.
Ndaj është detyrë e të gjithë ne, opozitës në radhë të parë, që duke ofruar platformën tonë të besimit ndaj qytetarëve, t’i bëjmë ata të vetëdijshëm që rruga e së ardhmes europiane të Shqipërisë, fillon me largimin nga pushteti të atyre që kanë punuar sistematikisht gjatë gjithë kësaj periudhe, kundër interesave europiane të Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...