Eksperti: Një person i stafit mjeksor me COVID-19, stafit të QSh nuk i bëhet tampon

Tuesday, 07 July 2020 19:57

Një tjetër denoncim mbi neglizhencën që po tregojnë autoritetet shëndetësore lidhur mbi rastet me Covid.

Eksperti i shëndetësisë, Gazment Koduzi, shkruan se një person I staft mjekësor në Kamëz është infektuar me Covid-19, ndërkohë që stafit të Qendrës Shëndetësore nuk i bëhet tampon.

 

‘Qeveria eshte dorezuar perpara virusit covid-19. Ajo nuk arrin te mbroje as qytetaret, as punonjesit e shendetesise. Nje staf mjeksor i qendres shendetesore Kamez ka rezultuar covid-19 pozitiv, dhe gjej rastin ti uroj koleges sherim te shpejte. Por, asnje nga stafi nuk eshte kontaktuar per hetim epidemiologjik, aq me teper ti behet tamponi. Ne mungese te kryerjes se tamponit, kjo qender duhet mbyllur derisa te sqarohet statusi shendetesor i punonjesve te saj, qe mos te kthehe ne qender infektimi per popullaten si QSUT. Nderkohe, Rama eshte fshehur, dhe nuk foli asnje fjale as per humbjen e jeteve te dy mjekeve. TURP

Login to post comments