Pak ditë nga takimi,Grenell:Ofrojmë mbështetjen për udhëheqjen e dialogut Kosovë-Serbi

E mërkurë, 08 July 2020 09:35

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka shprehur mbështetjen e plotë për udhëheqjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. “Jemi të lumtur që evropianët do të mblidhen në një takim më 10 korrik për diskutime të mëtejshme me Kosovën dhe Serbinë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë totale dhe jemi mirënjohës për udhëheqjen e tyre”, shkroi Grenell në Tëitter.

Më 10 korrik, përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen virtualisht në një samit të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Më 12 korrik, ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kujtojmë se më 27 qershor ishte parashikuar që të mbahej në SHBA mes dy vendeve, por që u anulua për shkak të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale për krime lufte.
Takimi në Bruksel do të jetë i pari mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve, që në fund të vitit 2018.

Login to post comments