Shpërthen Beogradi, frikësohet Rama

E mërkurë, 08 July 2020 11:12

Protesta të dhunshme kundër shtetrrethimit në Beograd. Protestuesit përleshen me Policinë
Në Beograd mijëra protestues u përleshën me policinë sapo presidenti Vuçiç lajmëroi se nga rritja e numrit të të prekurve me koronavirus do vendosej karantina. Loja e presidentit serb me rritjen e numrit të qytetarëve me korona erdhi nga frika se opozita, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje, do të fillonte protestat masive. Ndaj vendosi që të mbyllte Beogradin prej koronavirusit. Kështu ishte justifikimi presidencial në Serbi.

Dhe përgjigja ishte se mijëra të rinj beogradas sulmuan policinë dhe e kanë kthyer kryeqytetin në një barrikadë ndaj Vuçiç.
Po kështu edhe në Shqipëri. Shifrat e fundit po tregojnë shkallë të frikshme nga koronavirusi. Analistët shprehen se kjo është mungesë e menaxhimit ose një lojë dinake e kryeministrit Rama, pasi po shkohet drejt një fushate elektorale, ku të gjitha sondazhet, edhe të Rilindjes, tregojnë humbje drastike të kryeministrit. Ndaj po projektohet një karikim i publikut me frikë nga koronavirusi që qeveria në shtator të vendosë prapë ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme, ku nuk lejohet asnjë protestë apo grumbullim.

Në Beograd shpërtheu në korrik, ndërsa nëse Rama vendos karantinën në Tiranë do jetë zjarr nga protestat, aqsa do ndriçohet edhe Beogradi.

Modifikuar më E mërkurë, 08 July 2020 11:17
Login to post comments