Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat thotë se ekonomia shqiptare është në krizë të thellë. Ai madje shkon më tej dhe thotë se borxhi publik ka shkuar në 92%.
Vaslili denoncon më tej se në këto kushte qeveria tenton të japë një tjetër PPP, siç është Fier-Milot për 1.2 mld euro.
DEKLARATA E PLOTË
Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Shqipëria është mbërthyer në darën e një krize ekonomike më të rëndën që ajo ka kaluar ndonjëherë gjatë pluralizmit të saj.
Administrimit korruptiv të tmerrshëm dhe kriminalizimit të ekonomisë, i janë bashkangjitur menazhimi mizerabël i pandemisë, por dhe i krizës së pasuar nga 2 tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme, të cilat praktikisht kanë cuar në kolaps të vërtetë ekonominë e vendit.
Sot Shqipëria ka një borxh në masën 80% që është një shifër katastrofike, pa llogaritur borxhin real që shkon në shifrën 93% po të llogarisim koncesionet që qeveria ka refuzuar t’i bëjë publike si pjesë e borxhit, por që realisht nuk e lëviz topi faktin që janë një borxh i madh, i fshehur.
Pra kemi një borxh që shkon tek 93% të nderuar qytetarë. Kjo është vetëm një hap nga gremina ekonomike.
Por çfarë ndodh realisht? Me gjithë se situata është në këto nivele katastrofike, vazhdojnë të paguhen koncesionet dhe akti normativ i fundit tregon qartë që paguhen 7.6 miliardë lekë për koncesione, ndërkohë që nuk mbështetet gjëkundi shëndetësia shqiptare, ku shumica e shqiptarëve janë dëshmitarë dhe e vuajnë në mënyrë të përditshme pandeminë, e cila jo vetëm nuk po qetësohet, por shifrat e së cilës janë kritike dhe shumë më të larta sesa dhe javë më parë ku deklarohej i ashtuquajturi piku i pandemisë.
Sot ju e dini shumë mirë që në vend që të kishim reflektime të forta të një strategjia të qartë për të përballuar krizën, qeveria dhe kryeministri dolën sheshit dhe bubullinë për një tjetër konçesion të frikshëm prej 1.2 miliard euro të rrugës Milot-Fier ku siç e kemi denoncuar, centimetri i rrugës është më i shkurtër se dentimetri i floririt. Dhe ku vendi më i varfër i Europës paguan rrugët më të shtrenjta të Europës. Pra në vend që të ndihmojmë ekonominë sa do pak ti japim injeksione pozitive asaj, për ta shpëtuar nga gremina, e shtyen qeveria akoma më shumë që ajo të bie në gremin. Recensioni në vend, ndonëse i deklaruar tek 2.5% sipas deklaratave të kësaj qeverie, realisht shkon deri në 9%, siç janë qartësisht parashikimet e institucioneve më të rëndësishme europiane financiare botërore përfshirë BERSH dhe FMN e përpara të cilave kemi vetëm qeverinë që gënjen ne vend që të pranojë faktin. Dhe kjo gënjeshtër vjen vetëm e vetëm për ti dhënë hapsirë vetes që ta vazhdojë korrupsionin e tmerrshem me kocensionet peng i të cilave ajo është bërë. Nuk ka pra asnjë lek për të mbështetur mijra qytetar që kanë humbur vendet e punës nga pandemia, por ama për interneçatorët ka para. Ka para shumë për interneçatorë. Ka dhe deklarata publike të kryeministrit të cilat janë ngrënë në stilin e tij të gënjeshtarit, pasi bëhet fjalë për koncensione që shkojnë në nivelin mbi 400 mij euro. Pagesa për qytetarët e Tiranës nuk ka, ama për të shitur interneçatorët e Tiranës ka. E paguan rregullisht pa i lëvizur leku. Nuk ka asnjë lek për të mbështetur industrin e turizmit. Një nga të vetmet aktivitete ekonomike që mund të vijojë lëvizjen me gjithë këto kufizime të mëdha në këto ditë të vështira e ku mijra e mijra biznese turistike, mijra e mijra shtete turistik mbeten të shkret dhe bashk me ta shkretohen edhe fatet e mijra familjeve shqiptare të cilët kanë lidhur mbijetesën e tyre saktësisht me këto të ardhura që ata krijonin nga këto 2 muaj turizëm. Kriza thellohet edhe më tej pasi një sektor madhorë siç është buqësia, mbështetet vetëm me 0.1% të asaj që ajo prodhon dhe realisht të gjithë sektorët e jetës ekonomike të vendit, ndodhen në kolaps të plotë. Prodhimi i brendshëm bruto bie me 2 miliardë euro dhe kjo është një shifër katastrofike për ekonominë shqiptare, në mënyrë të veçantë për të ardhurat që vijnë për shkak të një prodhimi të brendshëm bruto, i cili bie dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit bien në mënyrë të frikshme dhe kushdo skenar qoftë edhe ky më optimisti nuk tregon asgjë.
Të nderuar qytetarë,
qeveria ka rënë realisht. Një qeveri që çon ekonominë drejt kolapsit dhe katastrofës, është një qeveri e rënë. Shqipëria realisht është pa qeverisje, por duhet të jeni të gjithë vigjilentë, të vëmendshëm sa kurrë më parë, sepse ka të bëjë me ardhmen tuaj, me të ardhmen e tavolinës tuaj të bukës. Është një qeveri që ecën vetëm me strategjinë e tokës së djegur. Çdo qytetar që më ndjek tani do të donte të dinte se çfarë do të thotë kjo strategji. Është shumë e thjeshtë të nderuar qytetarë. Borxhe pafund, pagesa koncesionesh pa fund, nënshkrim koncesionesh dhe kontratash pafund që në ditë shumë të afërt të largimit të tyre nga pushteti, këta të vazhdojnë të përfitojnë pagesat e tyre korruptive, dhuratat që kanë marrë për firmat e hedhura dhe ndërkohë borxhet të mbeten në kurriz të shqiptarëve, jo për 1, as për 2, jo për 5 vjet, por për disa 10 vjeçarë. Pra Shqipëria dhe shqiptarët të mos ngrenë dot kokën kurrë, ndërsa këta të larguar dhe të strehuar në parajsa fiskale apo në vende jashtë Shqipërisë, siç kanë pasur zakon të bëjnë edhe disa nga qeveritarët e kësaj qeverie, të vazhdojnë të marrin të qetë dhe të hanë miliardat që kanë rrëmbyer përditë.
Ndaj kësaj toke të djegur, vetëm një qëndresë e paepur, e palëkundur, e të gjithë qytetarëve dhe opozitës së bashku, mund ti thotë ndal, pasi katastrafën ekonomike e kemi te pragu I derës. Nuk është parashikim, nuk është një hamendje, është një fakt. Katastrofa ekonomike është një fakt.
Faleminderit.