Artan Fuga:Zgjedhjet në UT të pambështetura në normë ligjore e juridike, ja çfarë i shkaktoi konfliktet

E mërkurë, 08 July 2020 17:50

Akademiku Artan Fuga foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, duke thënë se nga pikëpamja e procedurës ato janë të pambështetura në normë ligjore e juridike.

“Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme. Unë jam i prirur që ajo që është shkruar në statut të Universitetit të Tiranës, di që fillimisht shpallet data e zgjedhejve, afati zgjedhor, brenda disa ditësh formohet konmisioni zgjedhor, më pas shkohet në zgjedhje. Ne jemi në një moment ku në UT funksionohet në atë mënyrë që kemi një komision zgjedhor, që e ka mbaruar mandatin e tij. Në një far mënyre, kandidaturat janë regjistruar në këtë komision zgjedhor. Unë e njoh listën e të zgjedhurve, do të isha pro votës së tyre në cdo rast. Por, nga pikëpamja e procedurës them që është e pambështetur në normë ligjore, juridike”, tha Fuga.

Sa i takon konfliktit në UT, akademiku theksoi janë dy probleme madhore, që kanë sjellë këtë çarje. Sipas tij, ky konflikt prodhohet nga vetë mënyra se si ligji i arsimit të lartë modelon drejtimin e universiteteve, si dhe nga urdhri i ministrit të Arsimit, që nga njëra anë anulonte zgjedhjet, dhe nga ana tjetër thoshte se universitetet duhet të vazhdojnë përgatitjet e procesit elektoral.

“Unë kam thënë që këto konflikte në universitete do të vinin. Së pari, këtë konflikt e prodhon vetë mënyra se si ligji për arsimmin e lartë modelon drejtimin e universiteteve. Univerfsitetet pubilike kanë një problem të madh në drejtimin e tyre. Kjo vjen në dy forma, ku ka një konformizëm të përgjithshëm ose një diktat. Në UT ky model kibernetik drejtimi ka prodhuar konflikte, bllokime. Në modelin e ndërtimit të universiteteve ka një defekt parësor, pasi nuk ka një rregullim sic duhet mes drejtuesit dhe përgjegjësisë kolektive të forumit që drejton. Në këtë rast ka probleme mes kompetencave të Rektoratit dhe Rektorit. Këto përgjegjësi janë të parregulluara dhe kanë sjellë një çarjes me bordit dhe senatit, mes rektorit dhe administratorit të universitetit. E dyta, kjo çarje ka ardhur nga urdhri i ministrit të Arsimit, që nga njëra anë anulonte zgjedhjet dhe i fshinte, dhe nga ana tjetër thoshte se universitetet duhet të vazhdojnë përgatitjet e procesit elektoral. Kjo ishte kontradiktore”, deklaroi akademiku.

 

Këto dy probleme sjellin anulli në një lloj konformizmi apo diktati, sepse nuk është gjetur një ekulibër i mirë mes pushteteve. Në asnjë universitet perëndimor nuk e gjen këtë gjë. Kjo do të thotë se në universitetet shqiptare trupa zgjedh senatin dhe pastaj senati nuk mund të kthehet e t’iu japë llogari zgjedhësve të vet. Kështu, kur bëhen mbledhje senatesh, senati duhet të votojë për çështje që nuk i njeh fare të një universiteti tjetër. Kjo vendimmarrje i ka çuar universitetet në këtë pikë ku jemi sot, dhe arsimin e lartë në parametra krejt të pakënaqshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...