Presidenti Ilir Meta bën me dije se nesër bashkë me ish- kapitenin e kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vatën do të inaugurojnë fan- klubin e parë në Shqipëri të ekipit skocez Celtic.
Meta thotë se nesër inaugurohet Celtic Supporters Club Albania, dhe përsëri ai do të jetë me Rudi Vatën si 20 vite më parë.
Atëhere Meta ishte kryeministër kurse Vata futbollist i kombëtares shqiptare, dhe Presidenti me një kopertinë revisteje kujton festën e një fitoreje të kombëtares, kurse nesër do të mblidhen për një fanclub të një ekipi ku Vata ka luajtur për vite me radhë.
STATUSI NGA ILIR META
Nesër, si 20 vjet më parë, përsëri me legjendën e futbollit tonë, Rudi Vata. ⚽
Këtë herë jo për të festuar fitoren e kombëtares tonë🇦🇱, por për të inaguruar Celtic Supporters Club Albania🇦🇱🍀.
#CelticFC 💚 Hail Hail! 🍀