Yuri Kim në Kuvend, i kërkon llogari Ballës për reformën zgjedhore

E Enjte, 09 July 2020 13:24

 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim mësohet se është duke zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Takimi mes tyre po zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Burimet bëjnë me dije, se takimi ka në fokus marrëveshjen e nënshkruar me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore.

Partia Socialiste po tenton zvarritjen e këtij procesi të mbështetur shumë nga SHBA dhe vetë Ambasadorja Kim.

Këto zvarritje duket se e kanë dërguar ambasadoren në Kuvend, e ti kërkojë llogari Ballës se pse ende nuk është votuar marrëveshja e nënshkruar nën kujdesin e ambasadës së SHBA.

Login to post comments