Mazhoranca tërhiqet nga lojërat politike, Reforma Zgjedhore miratohet në 23 korrik

E Enjte, 09 July 2020 16:02

Takimi i ambasadores së SHBA, Yuri Kim me numrin 2 të PS-së, Taulant Balla i ka dhënë menjëherë frytet.

Mazhoranca ka vendosur tu japë fund lojërave politike dhe të vendosë të dërgojë për votim marrëveshjen për Reformën Zhjedhore.

Burimet bëjnë të ditur se Partia Socialiste ka vendosur të kalojë Reformën Zgjedhore në seancën e 23 korrikut, një javë para afatit.

PS ka mbledhur pas seancës grupin parlamentar, për të diskutuar pikërisht për hapat që duhen ndjekur.

Pritet që kodi të kaloje javën e ardhshme në Komisionin e Ligjeve dhe mundësisht të jetë gati për seancën e 23 korrikut.

‘Nuk duhet të humbasim asnjë ditë, por ta çojmë përpara marrëveshjen e dakordësuar. Duhet miratuar drafti i Reformës Zgjedhore’, mësohet të ketë thënë Balla.

‘Në datën 23 korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e Reformës Zgjedhore në Shqipëri’.

Login to post comments