Presidenti Meta:Kënaqësi të takoj miq si Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli

E Enjte, 09 July 2020 17:32

Presidenti Ilir Meta është takuar sot në Durrës më presidentin e Kosovës, Hasim Thaçi dhe kreun e partisë Aleanca Kosova e Re, biznesmeni Behgjet Pacolli.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese”, shkruan Presidenti në mesazhin e tij.

Në fotot e publikuara në Facebook, tre politikanët shqiptarë shfaqen në zonën e Gjirit të Lalzit, ku janë takuar dhe me qytetarë të shumtë nga trevat shqiptare që vijnë në zonë e bregdetit gjatë pushimeve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të niset të hënën për në Hagë, ku do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për luftën e Kosovës

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...