Bardhi: Kemi sondazhe, PD dhe koalicioni opozitar është fitues

E Enjte, 09 July 2020 22:09

 pyetur nëse ka një sondazh për rezultatin zgjedhor, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha në Çim Peka Live se ky sondazh i nxjerr fitues.

“Kemi sondazh. PD dhe koalicioni opozitar është fituese. Jemi shumë të kënaqur dhe mendoj se ka ende shumë energji për t’iu bashkuar opozitës për të pasur një rezultat spektakolar. Përqindje mos më kërko se nuk dua të jap”.

 
 

Peka insistoi nëse PD është fituese e vetme, por Bardhi deklaroi: “Ne jemi me aleatë, jemi në një koalicion opozitar më të gjerë që ka pasur Shqipëria. Jemi të vendosur të shkojmë bashkë në zgjedhje dhe ta mundim bashkë Edi Ramën. Pas zgjedhjeve do shihen numrat. Nuk do ketë nevojë ta mundim vetëm sepse jemi në koalicion me aleatët tanë. Do fitojmë bashkë dhe do qeverisim bashkë”.

 
 
 

“Ndalimi i koalicioneve është një provë se ai është i tmerruar përballë koalicionit opozitar. Nuk ka asnjë shans të mundë PD-në dhe koalicionin opozitar. Mund të bëjë çfarëdo makinacioni, pavarësisht çdo makinacioni, PD dhe koalicioni opozitar do të fitojë zgjedhjet”.

 
 

“Po bëhemi gati për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme,” tha Bardhi. Sipas tij, një arsye pse Rama po zvarrit ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është vendimi për shpalljen e antikushtetueshmërisë së 30 qershorit.

Modifikuar më E Enjte, 09 July 2020 22:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...