Nga Lefter Maliqi
Ne kishim bindjen se Ramziu nga drejtimi i paditur do të vinte si Çeço tek qëndrimi ynë dhe erdhi duke u tërhequr zvarrë e duke u lëpirë pavarësisht se për pushtetin e tij personal ka bërë pirueta. Tani është radha t’i kujtojmë Ramziut se do të pranojë dhe rrotacionin politik, ose nga mosqarkullimi i gjakut do të bjerë në koma ose do të pësojë paralizë të plotë duke vazhduar të thotë në publik budallallëqe. Ne nuk kemi lëvizuar nga qëndrimi ynë proamerikan e proeuropian dhe ia arritëm qëllimit. Ne e detyruam Ramën të bashkohej me ne për të miratuar marrëveshjen zgjedhore historike të 5 qershorit në Rezidencën Amerikane dhe të mbështetur nga BE dhe SHBA. Miqtë e mi bashkohuni me ne që t’i tregojmë Ramziut se ne jemi sot opozita e vërtetë dhe nesër do të jemi maxhoranca. Gjithçka ju keni thenë dhe së bashku do e miratojmë, këto ditë ishin për te diskredituar Ramziun dhe për t’i treguar se jemi proamerikanë e proeuropianë. Është koha t’i tregojmë shqiptarëve dhe ndërkombtarëve se deputetët për marrëveshje të tilla historike për të ardhmen e vendit në BE votën e kanë trasparente publike të pastër të ndershme dhe të hapur. Votimi i fshehtë u sherbën vetëm Antishqiptarëve, antieuropianëve dhe antianerikanëve. Shqipëria si Europa