Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka thënë gjatë një interviste, se Ministrja e Arsimit Besa Shahini nuk e ka kryer universitetin, por ka vetëm një kolegj 2-vjeçar.
Kjo deklaratë e Kryemadhit është bërë në emisionin “” e gazetarit Roland Qafoku.
Kryemadhi: Universitetet Shqiptare duhet të jenë totalisht të pavarura nga politika shqiptare. Universiteti është universitet. Universiteti merret me gjeniun. Universiteti merret me studentin, edukon brezin e ri. Vetëm në Shqipëri univeristeti i rri gati-tu politikës. Ministrja pa diplomë shkolle, me kolegj dy-vjeçar vjen dhe drejton, urdhëron, apo fyen apo shpërdoron universitetin shqiptar.
Qafoku: Për Besa Shahinin e keni fjalën?
Kryemadhi: Po sigurisht.
Qafoku: Është pa shkollë?
Kryemadhi: Po pa shkollë është. Merreni diplomën, kërkojani, ku e ka? Apo ndonjë tjetri a ndonjë tjetre…