Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar sot se Edi Rama për më shumë se 1 muaj e gjysëm ka kërkuar pazar në tryezën e negociatave.
Duke folur para gazetarëve, Basha deklaroi se Rama për shumë kohë ka sjellë mesazherët e tij, duke kërkuar pazar, për të hequr koalicionet.
‘Ti kryeministër dhe unë president, vetëm të heqim koalicionet parazgjedhore’, ishte mesazhi që Edi Rama i ka dërguar për më shumë se 1 muaj e gjysëm kreut të opozitës Lulzim Basha.