“Situatë alarmante në Luginën e Preshevës”- Berisha: Dënoj me ashpërsi qëndrimin çnjerëzor të regjimit të Vuçiç ndaj shqiptarëve

Premte, 10 July 2020 21:21

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se shqiptarët në Luginën e Preshevës janë të prekur në shumicë nga koronavirusi, ndërsa dënon atë që ai e quan dikriminim nga ana e qeverisë serbe, që sipas tij nuk i ndihmon shqiptarët atje.

sali-berisha-telefon

Sipas Berishës, Lugina nuk ka spitale dhe as mjekët e domosdoshëm.

Ai i bën thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencë në Luginën e Preshevës.

Reagimi i plotë:

Situate alarmante ne Luginen e Presheves me covid19.

Rregjimi i Vuçiç diskriminon dhe nuk ndihmon shqiptaret.

Te semure dhe te infektuar me shumice.

Nuk ka teste per zbulimin e covid 19

Lugina nuk ka spital as mjeket e domosdoshem.

Denoj me ashpersi kete qendrim çnjerezor te rregjimit te Vuçiç ndaj shqiptareve.

I bej thirrje OBSH te nderhyje me urgjence ne Luginen e Presheves te ndihmoje banoret ne luften kunder covid19.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Ne Lugine te Presheves gjendja sa vjen e rendohet. Shume njerez te infektuar ne munges te testeve dhe friges qe te drejtohen ne spitalet serbe po vdesin neper shtepit e tyre. Ne munges te spitalit te kujdesit secondar ne Presheve dhe Bujanoc ata dergohen ne Vranje dhe Nish por pershkak te pasiguris ata vendosin te vdesin ne shtepi e mos te shkojn atje. Ju lutem reagoni qe te senzibilizohet opinioni ne Shqiperi dhe Kosove, te dergohen disa mjek nga Shqipria dhe Kosova dhe shqiptaret e lugines te trajtohen ne Presheve nga mjek shqiptar. Me larte ne foto e ke reagimin e drejtorit te shtepis se shendetit ne Presheve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...