Kryemadhi me Dhomen Ekonomike te Gruas/"I bej thirrje grave te behemi bashke per te forcuar pushtetin e gruas"

Saturday, 11 July 2020 12:45

Nga Monika Kryemadhi
Së bashku me Klajdën zhvilluam një takim me përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas. Në këtë bashkëbisedim, gratë sipërmarrëse ndanë me ne pikëpamjet e tyre mbi politikat që i nevojiten biznesit. Ato na shpjeguan disa nga problematikat me të cilat ndeshen çdo ditë. Një domosdoshmëri, për biznesin shqiptar sipas tyre është dhe pajisja e prodhimeve shqiptare me certifikata në mënyrë që të mundësohet eksportimi i tyre në vendet e BE.

Gjatë bisedës, i parashtrova zonjave të nderuara të Dhomës Ekonomike të Gruas një pjesë të paketës ekonomike të LSI dhe opozitës së bashkuar siç është rikthimi i taksës së sheshtë 9%. Ne si LSI, mendojmë se kjo politikë do të ndihmojë biznesin por dhe do të ulë informalitetin.

Po ashtu, shpreha gatishmërinë për të dëgjuar propozime nga biznesi, për politika ekonomike që do të ndihmojnë në punësimin e të rinjve të cilët sapo janë diplomuar apo kanë mbaruar shkollat profesionale.

Si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim i bëra thirrje të gjitha grave të bëhemi bashkë për të forcuar autoritetin dhe rritur pushtetin e gruas në jetën e përditshme dhe në politikë. 🌹

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...