‘’Barrë e lartë e borxhit publik, besim i shtuar tek PPP’’, Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’: Qeveria pengesë kryesore e ekonomisë, zgjidhja është rotacioni

Saturday, 11 July 2020 21:26

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqipërisë.

Sipas raportit, Shqipëria është një ekonomi e ekspozuar rrezikut mjedisor, me shkallë diversifikimi më të ulët se vendet e ngjashme dhe me një numër sfidash strukturore.

Në analizën e Moody’s, thuhet se Shqipëria dallohet për një barrë të lartë të borxhit publik e cila vjen nga detyrimet e mundshme në sektorin e energjisë, besimi i shtuar tek PPP-të si dhe risku i lartë bankar që vjen nga cilësia e dobët e këtij sektori si dhe euroizimi.
‘’Profili i kredisë në Shqipëri (vlerësimi i emetuesit B1) është i kufizuar nga forca ekonomike “ba3” e vendit që pasqyron një ekonomi të vogël të ekspozuar ndaj rrezikut mjedisor, me një shkallë diversifikimi relativisht të ulët në krahasim me bashkëmoshatarët dhe një numër sfidash strukturore; Institucionet “ba2” të Shqipërisë dhe forca qeverisëse, duke nënvizuar hapat e qeverisë për të ndjekur anëtarësimin në BE për të adresuar dobësitë e vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit dhe kontrollit të korrupsionit; forca fiskale e saj “b1”, duke marrë parasysh barrën e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë dhe nga një besim i shtuar në financimin e bilancit jashtë bilancit, në formën e Partneriteteve Publike Publike (PPP) për investime në shkallë; dhe ndjeshmëria e tij “ba” ndaj riskut, e nxitur nga rreziku i sektorit bankar për shkak të shkallës së lartë të euroizimit dhe cilësisë së dobët të aktiveve të sektorit.’’- thuhet nw raport.

Tabaku akuzon qeverinë si pengesën kryesore të zhvillimit të ekonomisë, pasi punon për një grusht njerëzish, dhe sheh si zgjidhje të mundshme vetëm rotacionin politik që do e rrëzonte kryeministrin Rama nga qeveria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...