Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi:Amanet gomerët!

Hënë, 13 July 2020 12:44

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministri i PS

Amanet gomerët!
Zymti e madhe ne “ushtrinë 1 milionëshe”. Ka humbur gjithçka, ka firuar vetëfrymëzimi, nuk frymëzon më asnjë ushtar. Është bërë memec, ka firuar oratoria. Ushtarët memecë, në qeveri e në Kuvendin e Sajuar, flasin përçart. Ka humbur ndjesitë, edhe në vapën e korrikut mban mantel plumbi. Nuk funksionon Akademia Politike. Fabrika e ideve është rikthyer në magazine mbeturinash të tezave të vjetra.
Procesi i njohjes u plotësua. Tani edhe faktori ndërkombëtar që e mbështeste, ia ka vënë “kufirin te thana”, dhe i kërkon me ultimatum miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit të firmosur në Këshillin Politik, nga ai dhe deputetët listarë. Ndërsa brenda vendit edhe shqiptarët që i dhuruan “tepsinë dhe timonin”, janë bindur se i ka mashtruar në shumicën e premtimeve.
Aleatët politikë nuk pranojnë të jenë në aleancën e humbësve. Të vetmit aleatë janë deputetët listarë të PD dhe LSI, të cilët e kanë kuptuar se filozofi surelist, është më i dobët dhe më i braktisur, prandaj e shtyjnë në aventurën politike të ndryshimit të kushtetutës, që heq koalicionet parazgjedhore dhe rrit në 5 për qind hyrjen në parlament, me synimin djallëzor që i solli aty, nëse nuk fitojnë vetë asgjë, të mbyten bashkërisht në “kenetën e fekaleve”, pasi ai i garantoi, se do të “bashkëqeverisnin gjatë”!
Në këtë rrokopujë të papritur po e braktisin edhe “aleatët mediatikë”, pasi po binden, se idhulli i tyre çudibërës, “ka cof”, prandaj, sipas tyre ka mbërritur momenti që të heqë dorë përfundimisht nga fantazia e mandatit të tretë, dhe “timonin e fushatës” duhet t’ia kalojë mëkëmbësit të tij. Ata nuk janë në gjendje të përcaktojnë, se cili duhet të jetë, Erioni, Veliaj a Spiropali, por janë të bindur, se nuk duhet të jetë Rama, pasi dështimet e tij nuk frymëzojnë më, as militantët historikë.
“Kujtesat mediatike” po japin çdo ditë, me zë e figurë, se çfarë ka premtuar, e çfarë ka realizuar. Mashtrimet janë spektakolare.
Ngjarjet e papritura në Kosovë me aletat e tij e shtyjnë drejt lënies së amaneteve. Dua 800 mijë vota. Dhe si për ironi përdor me tepri një shprehje të avokatit të tij frymezues “Amanet gomerët” !

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...